Të shtunën më 1 Qershor, Agron Shehaj do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve mbështetësit e tij dhe anëtarët e Partisë Mundësia që ai do të themelojë. Takimet kanë nisur prej kohësh në çdo cep të Shqipërisë dhe pas një jave, kjo ide e tij do të finalizohet.
Në orën 11.00 më datë 1 Qershor, Partia Mundësia do të mbajë konventën themeluese në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Për të gjithë qytetarët që duan të ndjekin nga afër këtë event të rëndësishëm dhe të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në konventën themeluese, organizatorët kanë vënë në dispozicion një hapësirë të posaçme për t’u regjistruar. (KLIKO KËTU)
Agron Shehaj ka zgjedhur të bëjë politikë në Shqipëri dhe për më tepër, t’u thotë shqiptarëve të vërtetën, në një kohë kur ne, na janë mësuar edhe veshët tashmë me gënjeshtrat që kemi dëgjuar nga politikanët këto 30 vite.
Nga takimet që ka përditë në çdo cep të Shqipërisë ku është duke zhvilluar një tur bisedash të hapura, ai thotë se qytetarët janë të etur për një alternativë të re, për njerëz të vërtetë.
Dhe ajo që vihet re dhe është e pazakontë në ligjërimin e Agronit gjatë këtyre takimeve, është fakti që nuk u thotë shqiptarëve, siç kemi dëgjuar shpesh politikanët në kohë fushatash, premtime të natyrës: “Ky është fundi i Edi Ramës! Në zgjedhjet e 2025-ës Rama do jetë i mbaruar, sepse unë do ta mund”!
Përkundrazi, ai u thotë se është e vështirë të mundësh Ramën! Në dukje një absurd për të gjithë ata që bëjnë përditë politikë, dhe synojnë të marrin sa më shumë vota duke përdorur armë nga më të ndryshmet, deri te populizmi e nacionalizmi. Por ai, nuk do t’ia dijë nëse kjo e dëmton, siç shumë mendojnë. Ai është i bindur që shqiptarëve u duhet thënë e vërteta.
“Do ishte e pasinqertë nga ana ime, madje do ishte një mashtrim, t’u thoja njerëzve: Hë se ky është një pushtet që ne do e rrëzojmë kollaj fare në zgjedhjet e ardhshme! Duhet të fillojmë të themi të vërtetën. Duhet ta shohim të vërtetën në sy. Ekonomia është e kapur, opinioni është i manipuluar përmes ndikimit në media dhe çdo skandal nuk ka asnjë efekt elektoral”, tha ai për Revistën Newsbomb.al.