Lajmi se sot do të votohet dhe miratohet Amnistia Penale për të burgosurit ka bërë që familjarët e të dënuarve të jenë gjithë “sy e veshë” te seanca plenare në Kuvend.
Prej më shumë se 4 orësh deputetët janë duke diskutuar me radhë për projektligjet e përcaktuar në rendin e ditës, ndërkohë që familjarët e të dënuarve po presin me padurim, teksa disa prej tyre kanë komentuar edhe në vidoen live që po transmeton faqja zyrtare e Kuvendit në facebook.
“Epo bëjeni atë Amnistinë se na plasët”, “Mos i lini njerëzit në ankth”, “”O njerëz, votoni amnistinë, pastaj vazhdoni çfarë të doni”, janë disa nga komentet, që tregojnë se sa me padurim e presin këtë projektligj shumë familje shqiptare.