Monika Kryemadhi uron Ilir Metën për ditëlindje: Uroj që dhuratën më të bukur ta marrësh në 11 Maj

Pavarësisht se të divorcuar, dashuria e Monika Kryemadhit për Ilir Metën duket se nuk ka ndryshuar aspak, me deputeten që vijon të mbështesë fort ish-bashkëshortin edhe pse ky i fundit ndodhet në burg.

Sot, në 56 vjetorin e ditëlindjes së Ilir Metës, Kryemadhi e ka uruar publikisht me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Meta sakrifikon gjithmonë veten për të tjerët, duke vendosur parimet para interesit personal.

Ajo uron që dhuratën më të bukur këtë vit Meta ta marrë në 11 Maj, ku qytetarët ta votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare, me kreun e Partisë së Lirisë që është në listat e hapura të koalicionit opozitar.

Postimi i Monika Kryemadhit:

I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal .Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.

Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!