Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në Apelin e Posaçëm sekuestrimin e dy vilave te rezidenca ‘Kodra e Diellit’.
Pasi la ambientet e SPAK, në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje”, Kryemadhi deklaroi se ka shpresë te vendimi i Apelit, ndërsa pohoi se shihet qartë një presion i hapur i SPAK ndaj gjyqtarëve.
“Nuk kemi shpresë nga gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e çojmë në Strasburg”, u shpreh ajo.
Partia e Lirisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë më 6 nëntor, ora 12:00, para Prokurorisë së Posaçme, pas arrestimit të kreut të partisë, Ilir Meta.
E pyetur nga gazetarët nëse do të marrë pjesë, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk do të marrë pjesë në protestë.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, theksoi ajo.