Molotov në protestën e opozitës, policia shpall në kërkim ish-komandantin e FNSH Shkodër

Policia ka shpallur në kërkim 9 persona dhe ka arrestuar një tjetër, pas protestës së djeshme ku u hodh molotov.

Tre persona të tjerë të mitur janë proceduar penalisht.

Një nga personat e shpallur në kërkim është edh  eish-komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Hivzi Bushati.

Policia tha dje se nga hedhja e molotovëve, 10 efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa edhe një protestues mbeti i dëmtuar rëndë, pasi një efektiv shtyu molotovin drejt tij.

Gjithashtu edhe dy tubues të tjerë morën ndihmë mjekësore.

Pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

Sipas tij, mosbindja civile e opozitës nuk do të prodhojë asgjë, ndërsa thekson efektivët e policisë kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd.