Pas zbardhjes së detajeve të reja, lidhur me vrasjen tronditëse të Liridona Murselit, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Ministrja e Drejtësisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja Albulena Haxhiu, ka reaguar duke konfirmuar se në vrasjen e Liridonës, ka qenë i përfshirë edhe bashkëshorti i të ndjerës.
“Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.” – shkruan Ministrja.
Ajo shprehet se krimi nuk do të mbetet pa ndëshkuar dhe se kriminelët do të përballen me drejtësinë.
Postimi i plotë:
Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.