Ministria e Drejtësisë: Amnisti për 600 të dënuar 

Ministria e drejtësisë ka vendosur të amnistojë 600 të dënuar për vepra të lehta kriminale.

Në kategorinë e personave që përfitojnë përfshihen ata të dënuar që kanë për të shlyer edhe 3 vjet nga vuajtja e dënimit, kryesisht për posedim të vogël droge. 

Por ministria përjashton kategorikisht ata të dënuar për vepra të rënda penale.

Lajmi u bë i ditur nga Ulsi Manja, ndërsa pritet që drafti i projektligjit të jetë drejt përfundimit.