Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që viti i ri arsimo të fillojë më 11 Shtator dhe të përfundojë më 14 Qershor.
Përjashtim do të bëjnë vetëm maturantët, të cilët do ta përfundojnë më herët vitin shkollor, në 31 Maj 2024, për shkak të provimeve që do të zhvillohen nga data 3 Qershor deri në 28 Qershor 29024.
Në strukturën e miratuar nga ministria risia për vitin e ardhshëm shkollor ka të bëjë me nxënësit që do të regjistrohen për në klasën e parë. Këta nxënës mund të regjistrohen edhe nëse nuk kanë mbushur 6 vjeç, por me kushtin që të mbushin moshën deri në 31 dhjetor të atij viti akademik.
Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimet, perpiudha e parë do të jetë në fundvitit, ndërsa e dyta do të jetë në javën e parë të muajit Prill.