Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ndaj shantazhit të hapur që ministri i Financave bëri ndaj Agron Shehajt gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai e cilëson atë ngjarje si një nga më të rëndat që është parë ndonjëherë në Parlament, teksa thotë se Malaj u soll si një “bandit”, pasi i thoshte Shehajt “do merremi me ty”.
Sipas Tomorrit, në një vend normal Petrit Malajn do e kishin arrestuar menjëherë.
“Do merremi me ty tani sic je marre ti me ne, i thoshte. Dhe kete e bente nga foltorja e Kuvendit.
Nuk ka gje me te rende se kjo. Ky eshte shantazh dhe ne nje vend normal e kishin arrestuar ne flagrance. Ca dmth kjo qe ministri i finanacave i thote dikujt, jo nje deputeti por qofte dhe nje qytetari te thjeshte, do merrem me ty tani duke tundur letrat?”, shkruan gazetari ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Ministri i financave si bandit
Sot ka ndodhur nje nga ngjarjet me te renda, qe eshte pare ndonjehere ne Parlament.
Ministri i Financave i tundte Agron Shehajt nje cope leter nga foltorja dhe i thoshte ca lidhje ke ti, bashkeshortja dhe vellai yt me kompanine filan?
Do merremi me ty tani sic je marre ti me ne, i thoshte. Dhe kete e bente nga foltorja e Kuvendit.
Nuk ka gje me te rende se kjo. Ky eshte shantazh dhe ne nje vend normal e kishin arrestuar ne flagrance.
Ca dmth kjo qe ministri i finanacave i thote dikujt, jo nje deputeti por qofte dhe nje qytetari te thjeshte, do merrem me ty tani duke tundur letrat?
Po nese ai deputeti ka interesa te paligjshme me ate kompanine dhe ministri i Financave eshte ne dijeni, ai thjesht ben detyren si minister. I merr parate qe ka fshehur dhe e con ne prokurori.
Po nuk behet shantazh politik me letrat e shtetit se ky eshte krim shume i rende.
Nese deputeti nuk ka interesa te paligjshme kjo eshte edhe me e rende akoma. Nuk behet qeveria bande shantazhuesish se kjo eshte me keq se ata qe dalin me corape ne koke.