Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu ka takuar ditën e sotme Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim.
Ai ka shkuar në ambientet e brendshme të paraburgimit në Durrës dhe ka biseduar me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Ky takim vjen një ditë pasi Gjykata e Posaçme vendosi të dërgojë për gjykim dosjen e Belerit, i cili akuzohet për blerje votash. Beleri qëndsron në paraburgim prej 12 Majit, pasi u arrestua së bashku me Pandeli Kokaveshin.