Ministri Ferit Hoxha hedh poshtë paralajmërimin e Ambasadës Amerikane: Dëgjoni Ramën, mos u alarmoni

Paralajmërimet e ambasadës Amerikane se grupet terroriste të Iranit mund t godasin Shqipërinë, duket se nuk janë marrë seriozisht nga qeveria shqiptare.

Pas reagimit të djeshëm nga Kryeministria, ku thuhej se ai paralajmërim ishte vetëm një hamendësim dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë çështje.

Sot, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, iu drejtua qytetarëve duke thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar, dhe duhet dëgjuar reagimi nga Kryeministria për të mos u alarmuar.

“Janë çështje që ministria e jashtme merren më mënyrë të posaçme, siguroj që ne i ndjekim me shumë vëmendje deklaratat e partnerëve tanë, jemi në kont me ata këtu dhe në Uashtington, jemi në kontakt me NATO-n. Dua të them vlerësimi që kemi sot, është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim dje nga Kryeministria, duhet t’i qëndrojmë dhe për çdo gjë të re, ministria e jashtme apo ministritë e tjera do të informojnë në kanalet e duhur, natyrisht duke qenë në kontakt me Kryeministrin dhe Presidentin”, tha Hoxha.