Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot projektligjin e ri që synon të përfundojë problematikën e gjatë në lidhje me mungesën e unifikimit dhe standardizimit të sistemit të adresave në Shqipëri.
Duke folur në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Balla tha se projektligji synon të vendosë një regjistër unik të banesave në nivel vendi. Kjo do të sjellë standarde të unifikuara për formatin e adresave dhe do të kërkojë që të gjitha institucionet, publike dhe private, të përdorin këtë regjistër për referencë.
Në përputhje me ndryshimet e propozuara ishin:
Ngritja e një regjistri unik të banesave në nivel vendi, me standarde të unifikuara për formatin e adresave.
Çdo banesë, ndërtesë, biznes, ose njësi do të ketë një kod identifikues të papërsëritshëm, për të lehtësuar identifikimin dhe arritjen në adresë.
Synimi është që kjo ndryshim të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të lehtësojë identifikimin e adresave për qytetarët dhe vizitorët e huaj në destinacion.
Projektligji, duke pajisur me këtë kod unik çdo apartament, ndihmon edhe Air BNB. Adresari.mv.gov.al do të jetë i gatshëm në javët e muajt në vijim, është duke u pasuruar momentalisht.
Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë masa administrative për të gjithë ata që nuk do të deklarojnë adresat, përfshirë këtu edhe bizneset.