Meta e përjashtoi nga Partia e Lirisë, Braimllari: I gatshëm të bashkëpunoj me PS-në, dua të angazhohem në zgjedhjet e 11 Majit

Ish numri 2 i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i përjashtuar nga kjo parti pas ardhjes në krye të Ilir Metës, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme.

Ai u shpreh në Report Tv se është gati t’i bashkohet Partisë Socialiste dhe të angazhohet në zgjedhjet e e11 Majit.

‘Nëse do të krijohej hapësirat e nevojshme për të dhënë kontributin do ta bëj. Nuk kam kontaktet me PS. Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirat. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS”, tha Braimllari.

Sipas tij, ai nuk e ka problem ta nisë sërish si 19 vite më parë, teksa shtoi se nuk ka pishmane në politikë dhe nuk ka asnjë kontakt me ish-kolegët e tij.

“Nuk kam pishmane në politikë. Më thonë 19 vite shumë, por nuk mbaj inat. Nuk kam kontakte me ish kolegët e mi. në e kam mbyllur historinë. Po shkoj për të dhënë një kontribut. Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë”, u shpreh ai.