MESAZHI/ Avokatët e Veliajt takim informues me gazetarët: Mos merrni me vete kamera apo pajisje regjistruese

Propaganda me postime në rrjetet sociale nga burgu duket se nuk po i shërben shumë Erion Veliajt në sytë e qytetarëve, ndaj stafi i tij ka menduar një tjetër mënyrë për t’i bërë shqiptarët ta besojnë se ato që thuhen në dosjen e SPAK nuk janë të vërteta.

Sot avokatët e tij kanë kërkuar që të zhvillojnë një takim me gazetarët në Hotel Rogner, por ndryshe nga konferencat e tjera, ata u kanë kërkuar gazetarëve që të mos marrin kamera po pajisje të tjera regjistruese.

Sipas tyre, gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje apo të informohen mbi çështjen e Veliajt. Por, gazetari Osman Stafa ka ftuar të gjithë kolegët e tij që ta bojkotojnë këtë takim në emër të  transparencës, pasi takimi pa kamera s’ka për qëllim informimin, por propagandën dhe manipulimin për t’i shërbyer Veliajt.

“FTOJ KOLEGËT, NË EMËR TË TRANSPARENCËS TA BOJKOTOJNË KËTË TAKIM.

Takimi mund të bëhet me kamera. Pa kamera, pa transparencë, s’ka për qëllim informimin, por manipulimin dhe propagandën, për t’i shërbyer Veliajt.

Veliaj ka qenë dhe është ndër funksionarët shtetërorë që nuk kanë mbajtur një konferencë për gazetarët”, shkruan Osman Stafa.

Mesazhi i dërguar te gazetarët: