MEGAOPERACIONI/ SPAK dhe Guardia di Finanzia godasin grupin kriminal, kapen 4 gomone duke shkëmbyer drogë, mes 6 të arrestuarve edhe ish-shefi i Policisë

Një operacion i SPAK së bashku me Guarda di Finanzian italiane ka sjellë goditjen e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, ku janë sekuestruar edhe 4 gomone.

Raportohet se gomonet ishin nisur nga Patoku pasditen e djeshme dhe do të bënin shkëmbimine  drogës në Detin Adriatik, reth 25 kilometër nga vendi që u nisën. Por kur kanë parë afrimin e forcave të policisë, trafikantët i kanë vënë flakën një veliere me flamur ukrainas, e cila ishte nisur nga Mali i Zi.

Aty dyshohet se kanë qenë edhe pakot e drogës, ndaj trafikantët kanë tentuar të fshehin provat. Efektivët kanë arrestuar 6 persona, mes të cilëve edhe ish-shefi i policisë Arlind Ismailuka.

Nga ky operacion u sekuestruan një sasi e konsiderueshme droge, 4 gomone dhe një shumë e madhe parash, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Hetimet po drejtohen nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e në grupi kriminal nga Fushë-Kuqja, teksa raportohet se forcat RENEA kanë kryer kontrolle në disa banesa në Laç.