Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dha detaje për megaoperacioninanti-drogë të policisë, i nisur dje dhe që po vijon në të gjithë vendin.
Ai deklaroi në një konferencë për mediat se janë mbi 200 të arrestuar, ndëkrohë që janë sekuestruar 829 kg kanabis, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 kg ekstazi.
“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme”, tha ndër të tjera Rrumbullaku.
Në pranga gjatë këtij operacioni ka rënë edhe një efektiv policie, i arrestuar nga AMP për “shëprdorim detyre”.