Më shumë se 1 vit nga vendimi i Kushtetueses, Lindita Nikolla kujtohet për mandatin e Olta Xhaçkës, por si po tentohet të zvarritet sërish

Ka kaluar më shumë se 1 vit nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, por vetëm ditën e sotme kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është kujtuar ta hedhë për diskutim në Konferencën e Kryetarëve.

Ajo ka njoftuar se ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vijuar procedurën, duke e kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi, për të vijuar sërish zvarritjen e vendimit të Kushtetueses.

Ndërkohë, Gazment Bardhi i ka kërkuar që çështja të shkojë menjëherë në Kuvend, pasi vendimet e atij Këshilli kanë qenë njëherë subjekt i shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese.

Debati:

Bardhi – Nikollës: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here te këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do te mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se kjo çështje do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni…