Me pengmarrësit apo me drejtësinë? Protesta origjinale e Shehajt neser: Po ti kë zgjedh?

Partia Mundësia ka thirrur ditën e premte, 19 dhjetor një protestë përballë Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon arrestin me akuzat për shkelje të barazisë në tendera.

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që nis në orën 10:30 kundër pushtetarëve shqiptarë të korruptuar që po dalin një nga një përpara drejtësisë.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, kryetari i “Mundësia apelon qytetarët se kjo është ora e fundit e të korruptuarve në zyrat e shtetit shqiptar, si dhe koha për të mbrojtur drejtësinë nga mashtrimet e “pengmarrësve”.

“Është koha për një Shqipëri të drejtë për të gjithë. Ku qytetarët kanë të drejta! Ju pres nesër përballë Kryesisë së Kuvendit, në Bllok, të protesojmë kundër këtyre. Këta ikën, ju ka ardhur fundi. Duhet të mbështesim drejtësinë!”, thekson Shehaj.

Reagimi i plotë i Agron Shehaj:

Tani do ju pyes sinqerisht. Ju preferoni të jeni me këta apo me këta?

Këta janë pengmarresit, kurse këta janë drejtësia. Më në fund në Shqipëri, të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Mos dëgjoni ata që ju mashtrojnë çdo natë nëpër televizione, nëpër debate. Janë të paguar nga pengmarresit për të sulmuar drejtësinë.

Jo rrogat, jo grusht shteti; janë të gjitha gënjeshtra. Mashtrime, për të mbajtur në këmbë këta.

Këtyre u ka ardhur fundi. Ikën, mbaruan! Është koha e drejtësisë.

Është koha për një Shqipëri të drejtë për të gjithë. Ku qytetarët kanë të drejta! Ju pres nesër përballë Kryesisë së Kuvendit, në Bllok, të protesojmë kundër këtyre. Këta ikën, ju ka ardhur fundi. Duhet të mbështesim drejtësinë!

Nesër, në orën 10:30, përballë Kryesisë së Kuvendit.