Genc Deromemaj nuk do të jetë më kreu i Kadastrës së Vlorës, paso ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen.
Ai qëndroi në detyrë më pak se 5 muaj, pasi u emërua në 24 Qershor të këtij viti, teksa ende nuk bëhen të ditura arsyet e largimit.
Genc Deromemaj ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike të degës Vlorë, ndërkohë që në vitin 2015 kandidoi edhe për kryetar bashkie ndaj Dritan Lelit, por nuk arriti të fitojë.
Kadastra e Vlorës prej vitesh nuk po gjen qetësi, pasi të gjithë drejtuesit largohen pa mbushur as 1 vit në detyrë.