Me firmën e Ballukut, një 24 vjeçar emërohet si zv.drejtor i përgjithshëm i Portit Durrës

24 vjeçari Rubin Rredhi është emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

Emërimi i tij në pozicionin e numrit dy të Portit Durrës mban firmën e zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Kjo e fundit, edhe pse e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe, ka vijuar me ushtrimin e detyrës së sak, edhe pse GJKKO e pezulloi nga detyra, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese e riktheu atë në detyrë, derisa në mbajtjen e seancës publike në Janar të këtij viti.

Nuk dihet se cila është eksperienca e 24 vjeçarit Rredhi, por atij i i është besuar një post i rëndësishëm.

Pozicioni i zv/drejtorit të Portit ishte bosh, prej disa vitesh, pasi Pirro Vengu, sot ministër i Mbrojtjes, e hoqi nga organigrama e Autoritetit Portual, kur ishte vetë drejtor i portit të Durrësit.