Me armë në lokal, arrestohet 34 vjeçari nga Kuçova

Një 34 vjeçar nga Kuçova është arrestuar pasi u kap me armë në një lokal në Sukth, Durrës.

Bojken Suli ishte pajisur me armë zjarri, teksa qendronte në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth.

Policia njofton se arma iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.