McAllister: Lufta ndaj korrupsionit nuk është në nivelin e kënaqshëm, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Paralamentit Europian, David McAllister gjatë një konference për mediat nga Tirana, tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit.

Pas takimeve që ai zhvilloi sot me në Tiranë, Mcallister tha se luftimi i korrupsionit s’është në nivel të kënaqshëm ndërsa u ndal edhe te raporti i Transparency International, ku Shqipëria ja zbritur me 11 vende.

Ndërkohë ai vuri theksin se nuk duhet të ketë ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Dëshiroj që të ngre edhe tre argumente që janë shumë të rëndësishme për BE se kanë lidhje me vlerat themelore. Ekziston nevoja për ta ruajtur forcën shtytëse në luftën kundër korrupsionit. Shumë është arritur në këtë fushë, por ende nuk është në nivelin e kënaqshëm. Javën që shkoi doli raporti i Transperancy International ku Shqipëria ka humbur në renditje 11 vende më poshtë. Është e nevojshme që të ketë një zbatim të plotë të legjislacionit, plotësim me staf të strukturave të drejtësisë, të mos ketë ndërhyrje politike në to dhe duhet që politikanët të udhëheqin duke dhënë ata shembullin”, tha McAllister gjatë një konference për shty, në krah të ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE, MCAllister komentoi rastin e Belinda Ballukut. Ai thotë se është në dijeni të kësaj çështje, duke theksuar se nuk është vetëm çështje juridike, por edhe por edhe përgjegjësi politike.

“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.