Mbyllet Tik Tok në Shqipëri, qeveria merr vendimin drastik

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të bllokuar platformën Tik Tok në Shqipëri, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vendin tonë.

Lajmin e ka bër të ditur Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, e cila tha se po punojet për ta bllokuar këtë platformë përfundimisht.

“Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve.”

Për keyministrin Rama, Tik Tok është ai rrugaçi i lagjes për të cilin ka frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del mga shtëpia.

Ai tha se gjatë këtij viti kur Tik Tok të jetë i bllokuar, qeveria do të shohë si do të veprojnë vendet e tjera, për kufizime, filtra dhe si do të reagojë vetë TikTok.

“Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Do ta mbyllim për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Gjatë këtij viti do të shohim si do të veprojnë vendet e tjera, për kufizime, filtra, si do të reagojë vetë TikTok, se TikTok rrënjët i ka në Kinë, por po të shohësh TikTok në Kinë dhe atë jashtë Kinës, janë të ndryshëm. Në Kinë, TikTok promovon si të bëjnë nxënësit mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita etj, etj. Rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTok-un e Kinës. Ndërsa në TikTok-un jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Për çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e nxit algoritmi. Unë i qëndroj besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin se sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time thosha betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta kurrë s’do thuash sa të mirë ishim ne dhe sa të këqij janë këta. Problem sot nuk janë fëmijët, por shoqëria jonë, TikTok-u dhe gjithë “tok-tokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, të parin e klasës nuk e do njeri, por është ai rrugaçi i lagjes. Ky është TikTok-u dhe këtë rrugaç ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për 1 vit, pastaj do të shohim ç’do të bëjnë të tjerët”, u shpreh Rama.

Por, a është mbrojtja e fëmijëve qëllimi i vërtetë i mbylljes së Tim Tok?

Rrjetet sociale janë kthyer në ekranin e partive të reja, të cilat i shfrytëzojnë ato për të shkuar më afër qytetarëve me programet e tyre, në një kohë kur televizionet shqiptare raportohen si më të varurat nga qeveria.

Një lëvizje e tillë e qeverisë përpara zgjedhjeve parlamentare hedh dyshime të forta për këtë vendim, por në këtë vend ka vite që çdo ide e Ramës bëhet ligj pa u diskutuar me grupet e interesit.