“Mbylle gojën, k*rvë m*ti”/ Përplasje mes Gazment Bardhit dhe Erjon Braçes në Kuvend: Vrave një njeri në derën e SPAK

Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare në Kuvend, ku që në fillim të saj kryetarja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Kjo ka bërë që kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi të indinjohej teksa fliste në foltore, për emërimin si këshilltar të kryeministrit Rama, të një personi që sipas tij rezulton të ketë lidhjeme trafikun ndërkombëtar të drogës.

Por deputetët e mazhorancës kanë ndërhyrë dhe Bardhi me Braçen kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Bardhi: Gore, çfarë ke? Mbyll gojën ti, mbyll gojën ti dhe mos guxo të më ndërhysh kur jam duke folur, mos ndërhyj. Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar, zëdhënës i korrupsionit, ndërhyn ti. Ti vrave njerëz, vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote.

Erion Braçe: Na plasi tr*pi çfarë thua ti

Gaz Bardhi: Çfarë ke ti mo? Gore çfarë ke? Gore çfarë ke?

Erion Braçe: Mbylle gojën k*urvë m*ti! Mbylle gojën k*urvë m*ti

Më pas kryetarja e Kuvendit ka ndërhyrë duke i tërhequr vëmendjen Gazment Bardhit, ndonëse ofendimet ishin nga të dyja palët.