Mbledhja e parë dështoi, mësohet se kur do të mbajë punimet komisioni i Reformës Zgjedhore

Këtë të premte do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kjo mbledhje pritet të nis në orën 10:00 dhe do të mbahet fizikisht në Kryesinë e Kuvendit.

Në rend ditë është parashikuar:
-Rifillimi i punimeve të Komisionit
-Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit
-Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit

Mbledhja e kaluar e komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi për shkak të ndërhyrjes së deputetëve të “Rithemelimit”, të cilët bllokuan sallën.

Rreth një orë përpara mbledhjes, deputetët e “Rithemelimit” zunë vendet ku pritej të uleshin anëtarët e komisionit.

Debatet u ndezën me hyrjen në sallë të përfaqësuesve socialistë. Ndërkohë një debat i ashpër u zhvillua mes Flamur Nokës dhe bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri. Pas përplasjeve, përfaqësuesit e PS u larguan nga salla.

Gazment Bardhi pas bllokimit të mbledhjes tha për mediat se grupi i deputetëve të tij dhe të “Rithemelimit”, nuk pranojnë përfaqësimin e tyre nga Alibeaj.

Ai tha se i kanë gati propozimet për Reformën Zgjedhore por theksoi se më parë duhet që t’i kthehet legjitimiteti komisionit.