Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste po vijon pre orës 10:00, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama, teksa është rikthyer edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Kreu i socialistëve ka kërkuar nga deputetët që të dalin në zonat zgjedhore dhe të takohen me elektoratin.
Gjithashtu, Rama u ka kërkuar që të përqendrohen te ligjet e rëndësishme që lidhen me integrimin e BE, pasi në 18 dhjetor është edhe seanca e fundit plenare për këtë vit.
Më pas deputetët do të marrin pushimet për t’u rikthyer në javën e tretë të Janarit, pasi seancën e kaluar miratuan buxhetin e vitit 2026 dhe zgjodhën Avokatin e Popullit, i cili do të jetë Endri Shabani.