Mbi 1.4 mln euro nga skemat e mashtrimit me TVSH-në, arrestohen dy gjirokastritët, në kërkim tre italianë

Dy shqiptarë janë arrestuar ndërsa tre italianë janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi me qëllim përfitimin nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së.

Policia ka arrestuar Elton Beqiraj 48 vjeç dhe Ilir Qafën 45 vjeç ndërsa ka shpallur në kërkim Andrea Di Dio, Salvatore Castorina,  Salvatore Cascino,

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës është bërë sekuestrimi i 3 llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 000 euro dhe 13 milionë lekë të rinj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.