Një i ri nga Pogradeci ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri me vete.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës në lagjen nr. 1, Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).
Sakaq, 27 vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë pasi 20 shtator të vitit 2016 vrau me kallashnikov bashkëmosharin e tij Fabio Hila për shkak të një vajze.
Në 2017, Muçollari u dënua nga Gjykata e Korçës me 12 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg për tre akuza: Vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rënde me dashje, por nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe kërkesa përfundimtare e Prokurorisë ishte 18 vite burg të cilës i zbritet 1/3 e dënimit, si përfitim nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë, 27-vjeçari kishte dalë nga burgu në qershor të vitit të kaluar.