Kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e vitit 2025, ku ka deklaruar se Partia Demokratike do të marrë një nga rezultatet më të dobëta në histori të saj.
Sipas tij, PD në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997, që do të thotë se demokratët do të kenë në rastin më të mirë 25 deputetë.
Rama deklaroi në Asmablenë e PS-së se këto rezultate janë ardhur nga anketimet që partia e tij bën çdo ditë në lidhje me opinionet e qytetarëve.
“Ne dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhshme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Mbajeni shënim”, u shpreh Rama.