Matura Shtetërore/ Dalin përgjigjet e lëndës së Matematikës, rritet numri i mbetësve

Këtë të enjte janë publikuar rezultatet e provimit të lëndës së Matematikës për Maturën Shtetërore 2025.

Maturantët mund të kontrollojnë rezultatin e provimit në sistemin digjital, përmes linkut zyrtar të publikuar nga QSHA.

Provimin e Matematikës e zhvilluan gjithsej 25,824 maturantë. Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si maturantë ekselentë.

Në krahasim me dy teste e para, vihet re se lënda e Matematikës ka më shumë mbetës se Gjuha e Huaj apo Gjuha Shqipe dhe Letërsia.

Sipas statistikave zyrtare, kalueshmëria e këtij provimi është 97.39%, ndërsa nota mesatare kombëtare është 6.47.

Notat i gjeni duke klikuar këtu