Mashtruesit përdorin sërish emrin e Taulant Ballës, tentojnë t’i zhvasin 100 mijë euro Armand Dukës

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi tenuan që t’i zhvasin 100 mijë euro kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Të arrestuarit janë Edison Korra dhe Orest Balla, të cilët janë denoncuar nga vetë Duka.

Siç njoftojnë blutë e Tiranës, dy të rinjtë kanë komunikuar me Dukën, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social duke i kerkuar 100 mije euro.

Fillimisht shuma është kërkuar në kriptomonedha, por më pas është rënë dakord që të jepej në euro.

Duka e ka kuptuar se kishte të bënte me një rast mashtrimi, dhe ka njoftuar policinë.

Përmes një agjenti të infiltruar u bë i munduar arrestimi i të rinjve, të cilët ishin nisur për te marrë shumën e parave, por u vunë në pranga.

Pas arrestimit, ata nuk kanë pranuar të japin deklarime të hollësishme për policinë se kush fshihet pas tyre, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Florian Gjergjin.

Por kjo nuk është hera e parë që mashtruesit përdorin emrin e Taulant Ballës. Në 2024, duke përdorur emrin e Ballës, grupi i Gjergjit mashtroi një biznesmen duke i marrë 100 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Seen”.

Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.

Mashtruan një 64-vjeçar, nëpërmjet një profili të rremë me kredencialet e një të njohuri të tij, për t’i marrë 100 000 euro, arrestohen në flagrancë, kur po merrnin paratë, 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.

Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.