Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 të akuzuarve për skemën e vjedhjeve me mikrokreditë. Një tjetër nga 9 të akuzuarit, Alban Kote është ende në kërkiim.
Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.
Nën masën e sigurimit arrest në shtëpi janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seri dhe Elda Ibro.
Gjatë seancës gjyqësore një prej të dyshuarve iu drejtuar togave të zeza duke thënë se “nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”. Ndërsa një prej përmbaruesve të arrestuar u shpreh se nuk ka kryer asnjë shkelje ligji.
Ndërsa të dyshuarit e tjerë nuk kanë folur ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen se çfarë shkeljesh kanë bërë secili prej tyre.
Pas publikimit të skemës së vjedhjes mikrokredive, Banka e Shqipërisë ka revokuar ditën e djeshme licencën për dy subjekte financiare jo banka.