Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës

Policia e Tiranës nq bashkëpunim me prokurorinë dhe policinë e Gjirokastrës kanë arrestuar ish kreun e Kadastrës në këtë qytet.

Florian Taçi ka rënë në pranga pas një hetimi të gjatë për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Në pranga ka rënë edhe ish bashkëpunëtori i tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Që dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi dhe që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedentë.

Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databaze online.