Prej tre orësh, zv.kryeministrja Balinda Balluku, ndodhet në Kryeministri në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama, pas vendimit të GJKKO për të pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë.
Ndërkohë në Kryeministri ka mbërritur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai pritet që t’i bashkohet këtij takimi të dy figurave më të larta të qeverisë, ndërsa me interes pritet se çfarë po diskutohet mes tyre.
Balluku është nën akuzë dy herë për “shkelje të barazisë në tendera”.
Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Vlen të përmendim se zëvendëskryeministri është një pozicion që Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë si përbërje të Këshillit të Ministrave. Për rrjedhojë, pas pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, kryeministri Rama vendoset para vendimit për ta zëvendësuar atë.
Nuk dihet nëse Manja mund të jetë zëvendësuesi i Ballukut, por gjithashtu s’dihen arsyet se përse ish-ministri është thirrur në Kryeministri.