Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Milot-Morinë, ku një 60 vjeçar humbi jetën.
Aksidenti u regjistrua në fshatin Gjegjan, ku një 27 vjeçar nga Prishtina, përplasi me makinë këmbësorin, i cili nuk është identifikuar ende nga policia.
Ndërkohë policia ka prangosur të riun që shkaktoi aksidentin ndërsa vijon puna për identifikimin e viktimës.
Njoftimi:
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.