Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e të enjtes në Kastriot të Dibrës. Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, ndërsa njëri pej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar një prej të lënduarve drejt kryeqytetit me helikopter për mjekim më të specializuar, ndërsa tjetri është dërguar në spitalin e Dibrës.