“Mafia shqiptare ndër më të rrezikshmet në Itali”, kreu i DIA: Ata janë trashëgimtarët e klanit Casamonica

Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar lidhje të forta me krimin e organizuar vendas, jo vetëm për trafik droge por edhe për pastrim parash.

Kështu shkruajnë mediat italiane duke iu referuar deklaratës së Michelle Carbone, drejtoi i DIA në Itali, ( Drejtoria e Hetimit Antimafia), në prezantimin e raportit për aktivitetin sa i përket gjysmës së parë të vitit 2023.

Për Mario Conio, kreun e qendrës operacionale DIA në Romë, “shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas (një prej grupimeve më famëkeqe mafioze në Itali). Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen për ruajtjen e territorit.

Sa i përket ‘Ndrangheta’-s, ajo ka një rol të rëndësishëm në kryeqytet.

“Është padyshim një referencë midis mafieve tradicionale – thekson Conio –. Duhet të kemi parasysh se historikisht Roma është e lidhur edhe me Kamorrën, ku roli i Sienezit me kalimin e kohës ka qenë qendror në dinamikën kriminale”

Gjithashtu ai tha se ka patur raste në rritje për  kanosje ndaj administratorëve vendorë, si këshilltarë bashkiakë, ashtu edhe kryetarë bashkie. “Kjo është veçanërisht e vërtetë kur nuk ka korrupsion” – shton ai.

Trafiku i drogës përfaqëson ende biznesin kriminal më fitimprurës në Itali, ende shtyllën kurrizore të të gjitha mafieve”, saktësoi Carbone. “Sipas të dhënave nga një raport i fundit nga Nasdaq shumëkombëshe amerikane, trafiku i drogës është deri tani krimi që kontribuon kryesisht në flukset e paligjshme financiare globale.