Luiza Gega e mbylli garimin në finalen e Botërorit të Atletikës në vendin e tetë. Ndonëse e dëmtuar ajo arriti të thyejë rekordin personal të saj në garën e 3000 metrave me pengesa.
Atletja 34-vjeçare e ndali kronometrin në kohën: 9 minuta, 10 sekonda dhe 37 të qindtat, duke regjistruar edhe kohën më të mirë personale për 2023. Në krahasim me garën kualifikuese të katër ditëve më parë, Gega shënoi një përmirësim me 7 sekonda, por megjithatë kjo nuk mjaftoi për të kapur zonën e medaljeve që Luiza Gega dhe trajneri i saj kishin për qëllim. Gjithsesi ajo vijon të jetë kampionia e Europës në fuqi.