“Lufta Veliaj-Balluku ka filluar”, ngrihen tonet te “Siguria”, deputeti i PD paralajmëron: Shqiptarët kanë për të parë shumë më tepër

Është shoqëruar me debate mbledhja e komisionit të sigurisë teksa sot po diskutohet për ligjin e shtetësisë, të kthyer në parlament nga presidenti Bajram Begaj.

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferi ka folur me tone të forta në këtë mbledhje duke vënë theksin te korrupsioni në vendin tonë pas arrestimit të disa drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, të cilët kishin hapur kompanitë e tyre duke përfituar miliona euro nga fondet publike.

Mes të tjerash ai paralajmëron se lufta brenda PS ka nisur, më konkretisht mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe zv.kryeministress Belinda Balluku, duke paralajmëruar se shqiptarët do të shohin shumë më tepër.

“Ngjarja më e rëndësishme e ditës ka të bëjë me kërkesën e ardhur nga mazhoranca për të ngritur një komision lidhur me ndërhyrjen e huaj përsa i takon dezinformimit dhe procesve demokratike.

Është një cështje që i takon komisionit tonë, kjo është e trishtueshme dhe problemi kryesor që kanë proceset demokratike lidhen me nderhyrjen e korrupsionit.

Ajo që ka ndodhur me Bashkinë Tiranës është lajmi më i trishtë që ka ndodhur me demokracinë e këtyre 32 viteve. Zyrtare, drejtore, kryetar bashkie që akuzohen, se duan ti marrin te gjitha, ngrenë kompani vetë dhe kjo gjë vret konkurrencen, biznesin, dhe proceset demokratike.

Drejtor anonim, që emërohen drejtore ne Bashkinë e Tiranës kur ky metropol ka me dhjetëra të rinj. Kjo është maja e ajsbergut. Lufta Veliaj-Balluku ka filluar duke e llogaritur Ramën të ikur dhe shqiptarët kanë për të parë shumë e më shumë më tepër. Të gjithë duhet të ndihemi keq si komision, se ka një vit që është emëruar drejtoresha e SHISH dhe s’ka ardhur në komisioni. Është e pafalshme që ajo s’ka ardhur”- u shpreh mes të tjerash ai.