Luan Baçi përgënjeshtron lajmet: E dija që Bardhi do ishte drejtues në Fier, vlerësim për qarkun

Ditën e djeshme Partia Demokratike zgjodhi koordinatorët politikë të 12 qarqeve që do të udhëheqin këtë parti drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025.

 Në qarkun e Fierit, drejtues politik nuk do të jetë më Luan Baçi, por nënkryetari i partisë Gazment Bardhi.

Prej ditës së djeshme në media qarkulluan lajme se ky ndryshim nuk u prit mirë nga anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili u pa teksa linte më herët mbledhjen dhe largohej nga selia e partisë.

Mirëpo Baçi në një intevristë ditën e sotme ka mohuar këto zëra, duke deklaruar se këto janë gënjeshtra dhe se fajin e kanë portalet, ndërsa e ka quajtur vlerësim faktin që në Fier do të jetë coordinator kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi.

Sipas tij nga mbledhja u largua më herët pasi është shumë korrekt për të shkuar te protesta që mbahet çdo ditë poshtë shtëpisë te rrugica e Berishës.

“E shikoj edhe si një vlerësim që i bëhet qarkut të Fierit, qarkut të dytë më të madh në Shqipëri, i cili ka 16 deputetë dhe është një qark shumë i rëndësishëm. Ardhja e nënkryetarit të partisë dhe kryetarit të Grupit Parlamentar në atë qark mendoj se vlerësohet qarku dhe shtohen fuqitë organizative pë rnjë fitore sa më të mirë dhe më të thellë nga ajo që kemi patur në PD.

Përpos atyre se çfarë thonë portale që mos t’u vë ndonjë emër tjetër, që bëjnë lajm pa pasur lajm dhe thonë ato që nuk janë thënë. Disa nga portalet m’i dërguan dhe kishin shkruar “braktis mbledhjen”, nuk është aspak e vërtetë asnjëra as tjetra. Unë e kam ditur me kohë këtë punë, nuk po e merrja vesh mbrëmë. E dyta, po të kem gjë, nuk kam pse flas fshehurazi në kryesi por dal publikisht. Mbrëmë kam dalë rreth orës 20:00, mbledhja ishte duke mbaruar, unë e kam patur si rregull korrektesën, nuk mungoj te protesta që bëhet te protesta te rrugica ku kanë izoluar kryetarin e Partisë Demokratike. Plus që mbrëmë kisha disa nga Fieri edhe nga Patosi dhe Mallakastra që e kishim lënë për t’u takuar atë ditë në orën 20: 00 dhe i kam marrë leje sekretarit të Përgjithshëm, i kam thënë që mund të largohem dhe u bëra ftesë të gjithë deputetëve që ishin aty, për tu takuar te rrugica e kryetarit dhe kam dalë për të vajtur atje. Kur kam dalë nga selia e PD, gjithë gazetarët me shumë respekt për ta bëmë dhe humor bashkarisht dhe po të kisha gjë do e thoja aty dhe këtu më vjen keq që disa nga portalet pastaj thonë braktis mbledhjen, “ka shfaqur indinjatë” etj. Të gjitha janë gënjeshtra dhe absolutisht nuk qëndron asnjë nga këto”, tha Baçi.

Ndërkohë vetë Baçin ë një intervsitë të dy ditëve më parë kishte thënë se e ka drejtuar shumë mirë prej tre vitesh qarkun e Fierit dhe do të respektojë vendimin e kryetarit të partisë dhe jo të atyre që flasin në emër të tij.

Kujtojmë se duke qenë që Berisha është në “arrest shtëpie”, me organizimin e kryetarëve të qarqeve po merren Flamur Noka dhe Edi Paloka.