“Loz pak i shkreti”, Saimir Korreshi tregon politikanin që luan bixhoz

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, ka treguar se cili nga politikanët shqiptarë luan bixhoz.

Ai ka përmendur në Ora News emrin e ish-ministrit Blendi Klosi, për të cilin tha se i ka qejf lojërat e fatit.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët, ka një tip hobi për bixhozin?

Saimir Korreshi: Thonë për Blendi Klosin, që loz pak i shkreti. Ka dhe disa të tjerë, por këtë e kam dëgjuar që e ka me qejf këtë pjesë (bixhozin).