LISTA/ Ministra, deputetë e kryebashkiakë, në rrjetën e SPAK mungon vetëm Edi Rama

Më 19 Dhjetor 2019 do të krijohet Prokuroria e Posaçme, që do të kishte në përbërjen e saj fillimisht 8 anëtarë me një mandat 9 vjeçar.

Altin Dumani; Arben Kraja; Behar Dibra; Edvin Kondilli; Elida Celami(Kaçkini); Ened Nakuçi; Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho do të formonin institucionin që brenda pak viteve do të ishte një nga më të besuarit e qytetarëve.

Në rreth 5 vite nga krijimi i SPAK, prokurorët e posaçëm kanë thirrur para drejtësisë emra që pakkush mund t’i mendonte se do të jepnin llogari për shkeljet që kishin bërë ndër vite.

Ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë, kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, e deri te zv.kryeministri, janë thirrur të dëshmojnë apo janë marrë të pandehur për vepra penale të kryera nga ata apo bashkëpunëtorët e tyre.

Në listë janë pjesa më e madhe e ministrave të qeverive Rama në këto 11 vite, duke filluar nga Arben Ahmetaj si ish-zv.kryeministër, deri te njerëzit më të afërt të kryeministrit, si Saimir  Tahiri, Belinda Balluku e Ogerta Manastirliu.

Janë 8 ministra të qeverisë “Rama 1”, 6 të qeverisë “Rama 2” dhe 3 të qeverisë “Rama 3”. Ndërkohë, nuk mund të luhej jashtë as opozita e sotme, që sheh se si u është hequr liria dy liderëve të saj. Sali Berisha është lënë në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”, ndërsa Ilir Meta ndodhet në burg si i akuzuar për disa vepra penale.

Nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, SPAK ka thirrur 13 deputetë, ndërsa 10 të tjerë hanë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndër vite.

Kryebashkiakët dhe tenderat korruptivë janë të pandarë në Shqipëri, ndaj kjo ka bërë që 18 prej tyre të jenë thirrur për të dëshmuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku pjesa më e madhe janë ata socialistë, disa prej tyre edhe të burgosur.

Nuk mund të mungonin në listë as drejtorët e institucioneve të mëdha në vend, të cilët kanë dëshmuar para prokurorive të posaçëm për çdo tender apo vendimmarrje të cilësuar korruptive nga ana e SPAK.

Por, mes gjithë emrave që përmban lista e mëposhtme, mungon e dëshmitarit kryesor të të gjitha skandaleve që kanë ndodhur në këtë vend: emri i kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht se është ai që ka firmosur për çdo koncesion që është shpallur aferë korruptive nga SPAK, asnjë prej prokurorëve nuk ka guxuar ta thërrasë në Prokurorinë e Posaçme, për të dhënë shpjegime mbi të gjitha grabitjet që i janë bërë buxhetit të shtetit.

Altin Dumani ka edhe 1 vit kohë në krye të këtij institucioni, ndoshta do të jetë ai që do të thyejë akullin dhe do të bëjë që edhe kryeministri shqiptar të përballet me drejtësinë, qoftë edhe si person në dijeni, për të akuzuar ata që i kanë ngrënë dardha pas shpine.

Lista e plotë e të thirrurve në SPAK:

QEVERIA “RAMA 1”

1. Arben Ahmetaj

2. Saimir Tahiri

3. Lefter Koka

4. Olta Xhaçka

5. Ogerta Manastirliu

6. Sonila Qato

7. Shkëlqim Cani

8. Damian Gjiknuri

QEVERIA “RAMA 2”

1. Ilir Beqja

2. Frida Krifca

3. Milva Ekonomi

4. Anila Denaj

5. Sandër Lleshaj

6. Niko Peleshi

QEVERIA “RAMA 3”

1. Belinda Balluku

2. Ervin Mete

3. Arbjan Mazniku

QEVERIA “BERISHA”

1. Sali Berisha

2. Fatmir Mediu

3. Arben Imami

4. Genc Ruli

5. Aldo Bumci

6. Ilir Meta

7. Edmond Haxhinasto

8. Monika Kryemadhi

9. Petrit Vasili

GR.PARLAMENTAR PS

1. Plarent Ndreca

2. Jurgys Çyrbja

3. Vullnet Sina

4. Nasip Naço

5.Petro Koçi

6. Bujar Çela

7. Bardhyl Kollçaku

8. Alqi Bllako

9. Arben Ndoka

10.Arben Çuko

11. Xhemal Qefalia

12. Spartak Braho

13. Vladimir Kosta

GR.PARLAMENTAR PD

1. Gazment Bardhi

2. Luan Baci

3. Zef Hila

4. Asllan Dogjani

5. Isuf Çela

6. Flamur Noka

7. Xhelal Mziu

8. Edi Paloka

9. Bardh Spahia

10. Artur Roshi

KRYEBASHKIAKË NË DETYRË

1. Erion Veliaj (Tiranë)

2. Emirjana Sako (Durrës)

3. Jorgo Goro (Himarë)

4. Safet Gjici (Kukës)

5. Rakip Suli (Kamëz)

6. Pjerin Ndreu (Lezhë)

7. Rexh Byberi (Tropojë)

8. Agron Malaj (Mat)

9. Kreshnik Hajdari (Kuçovë)

10. Artur Roshi (Kavajë)

11. Edison Memolla (Rrogozhinë)

12. Erjon Isai (Ersekë)

13. Eduard Duro (Devoll)

14. Leonard Hide (Libohovë)

15. Klement Ndoni (Këlcyrë)

16. Artur Bushi (Krujë)

17. Ndriçim Dushku (Rrogozhinë)

18. Fredi Beleri (Himarë)

ISH KRYEBASHKIAKË

1. Vangjush Dako (Durrës)

2. Dritan Leli (Vlorë)

3. Baftjar Zeqaj (Fier)

4. Majlinda Bufi (Roskovec)

5. Muharrem Rama (Dibër)

6. Fatos Tushe (Lushnje)

7.Adem Lala (Has)

8. Lefter Alla (Bulqizë)

9. Stefan Çipa (Sarandë)

10. Miranda Rira (Prrenjas)

11. Eduart Kapri (Pogradec)

12. Fran Frroku (Lezhë)

DREJTORË QËNDRORË

1. Benet Beci (FSHZH)

2. Dritan Agolli (FSHZH)

3. Ceno Klosi (DPT)

4. Blendi Gonxhja (DPSHTRR)

5. Adrian Çela (OSHEE)

6. Evis Berberi (ARRSH)

7. Ergys Vjerdho (ARRSH)

8. Dashamir Xhika (ARRSH)

9. Piro Xhixho (AKEP)

10. Taulant Tusha (DUT)

11. Mariglen Qato (IMT)

12. Redi Molla (UKT)

13. Elton Kacidhja (UKT)

FUNKSIONARË TË TJERË

Engjëll Agaçi

Ilirjan Celibashi

Artan Lame

Vangjel Tavo

Artan Gaçi

Granit Gjana

Ralf Gjoni