LISTA E PLOTË/ QINDRA MIJËRA EURO të shpenzuara për reklama, këto janë partitë dhe politikanët që “zbrazën arkën” për zgjedhjet vendore

Muaji elektroal është një muaj feste edhe për qytetarët dhe mediat, pasi të parët përfitojnë nga “zemërgjerësia” e zyrtarëve duke përfituar ndonjë shtrim rruge apo ndonjë ujësjellës, ndërsa të dytat përfitojnë shuma monetare për të reklamuar të njëjtët persona të cilëve do t’u publikojnë skandale vitet e mëvonshme.

Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK Albania), në raportin e fundit ka përmbledhur të gjitha shpenzimet e kryera nga partitë politike apo kandidatët e zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku vihet re se janë qindra milionë lekë të shpenzuara për reklama në rrjetet sociale dhe media.

Sipas KRIIK, “nga dita e caktimit të ditës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës deri në ditën e zgjedhjeve, janë harxhuar nga 133,561 në 146,910 dollarë amerikanë, për 3,332 reklama politike.

Subjekti zgjedhor për llogari të të cilit është shpenzuar më tepër është Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për llogari të të cilit janë shpenzuar nga 50,612 në 56,288 dollarë, për 1,706 reklama (pa përfshirë nga 523 në 822 dollarë për 32 reklama që janë shpenzuar nga dy kandidatë të primareve.

Më pas vjen subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për llogari të të cilit janë shpenzuar nga 45,634 në 47,921 dollarë, për 431 reklama.

Subjektet e tjera zgjedhore vijojnë me një shuma më të vogla krahasuar me dy të parat.

Konkretisht:

–          Nisma Thurje, nga 7,052 në 7,844 dollarë, 204 reklama;

–          Aleanca Progresiste LZHK, nga 2,807 në 3,006 dollarë, 32 reklama;

–          Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nga 2,638 në 2,936 dollarë, 58 reklama;

–          Partia Demokratike, nga 1,120 në 2,615 dollarë, 103 reklama

–          Lëvizja Bashkë, nga 2,248 në 2,554 dollarë, 34 reklama;

–          Partia Agrare Ambientaliste, 914 dollarë, 32 reklama;

–          Partia Republikane, nga 387 në 487 dollarë, 9 reklama;

–          Partia Socialdemokrate, nga 116 në 315 dollarë, 8 reklama;

–          Lëvizja e Re, më pak se 300 dollarë, 5 reklama;

–          Partia Demokracia Sociale, 300 dollarë, 6 reklama;

–          Partia Balli Kombëtar, më pak se 200 dollarë, 7 reklama;

–          Aleanca Arbnore Kombëtare, 161 dollarë, 3 reklama;

–          Partia Lëvizja e Legalitetit, 160 dollarë, 5 reklama;

–          Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, më pak se 100 dollarë, 3 reklama

Ndërkohë që pjesa më e madhe e shpenzimeve u kryen nga subjektet zgjedhore apo kandidatët, ka patur edhe shpenzime në një masë të konsiderueshme nga palë të treta.

KRIIK evidenton me shqetësim se ka faqe në Facebook, të cilat u përkasin mediave online dhe të cilat kanë reklamuar përgjatë periudhës zgjedhore artikuj mbi politikën të mediave përkatëse. Këto shpenzime janë konsideruar si shpenzime fushate nga palë të treta, duke qenë se përmbajtja e artikujve nuk ka qenë neutrale por me një linjë të qartë editoriale, përgjithësisht kundër subjekteve të caktuar zgjedhorë dhe, si rrjedhim, kanë potencialin të kenë ndikuar opinionin e zgjedhësve.

Përsa i përket individëve, Erion veliaj është ai që ka shpenzuar më shumë, mbi 18 mijë dollarë, i ndjekur nga Belind Këlliçi me më shumë se 15000 dollarë dhe PS zyrtare me mbi 12 mijë dollarë.

Këto janë shifrat e plota që ka shpenzuar çdo individ apo subjekt politik në faqet e tyre në rrjetet sociale për zgjedhjet e 14 Majit:

Belind Këlliçi, nga 15419 në 15716 dollarë, 535 reklama;
Ilir Meta, 9359 dollarë, 141 reklama;
Bardh Spahia, 4869 dollarë, 244 reklama;
Grigels Muçollari, 3305 dollarë, 82 reklama;
Ledina Alolli, nga 2312 në 2510 dollarë, 44 reklama;
Klevis Balliu, nga 1914 në 2013 dollarë, 56 reklama;
Luçiano Boçi, 1728 dollarë, 30 reklama;
Zija Ismaili, nga 1389 në 1587 dollarë, 19 reklama;
Igli Cara, nga 1206 në 1503 dollarë, 31 reklama;
Besnik Dushaj, nga 1250 në 1349 dollarë, 74 reklama;
Bashkë Fitojmë, nga 1084 në 1183 dollarë, 11 reklama;
Pashk Gjoni, 1151 dollarë, 84 reklama;
Behar Haxhiu, nga 925 në 1024 dollarë, 53 reklama;
Hysni Sharra, nga 675 në 972 dollarë, 28 reklama;
Sofije Kryeziu Alushaj, 704 dollarë, 45 reklama;
Elvis Hajderlli, nga 574 në 673 dollarë, 41 reklama;
Atird Hoxha, nga 287 në 584 dollarë, 11 reklama;
Bujar Leskaj, më pak se 500 dollarë, 20 reklama;
Aurel Malko, 426 dollarë, 6 reklama;
Arjan Hoxha, 397 dollarë, 31 reklama;
Isa Ramaj, 396 dollarë, 21 reklama;
Ina K. Zhupa, nga 159 në 357 dollarë, 12 reklama;
Eduart Sharka, nga 229 në 328 dollarë, 8 reklama;
Edmond Komino, 315 dollarë, 16 reklama;
Partia Demokratike Dega Tropoje, 304 dollarë, 12 reklama;
Ardit Cikuli – Faqja zyrtare, më pak se 300 dollarë, 4 reklama;
Zef Hila-Faqja Zyrtare, 235 dollarë, 8 reklama;
Akil Kraja, më pak se 200 dollarë, 4 reklama;
Eno Bozdo, më pak se 200 dollarë, 5 reklama;
Partia Demokratike Dega Paskuqan, më pak se 200 dollarë, 2 reklama;
Silvi Bardhi, më pak se 200 dollarë, 3 reklama;
Admir Sinamati, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Bedri Qypi – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Eksel Celepija, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Evdar Kodheli, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Fisnik Qosja, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Fisnik Qosja, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Flamur Noka, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Genc Deromemaj, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Klodian Xhyheri, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Resmi Shanaj, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Rezeart Tusha, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Servet Duzha, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Servet Duzha – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Shefki Çota-Faqja zyrtare, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Skënder Gjuci – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Suzana Topi – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Zini Tollozhina, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

Gerti Bogdani, nga 523 në 622 dollarë, 23 reklama;
Gjon Ndoj – Faqja Zyrtare, më pak se 200 dollarë, 9 reklama.

Erion Veliaj, nga 18645 në 18843 dollarë, 66 reklama;
Partia Socialiste e Shqipërisë, 12057 dollarë, 105 reklama;
Emiriana Sako, nga 6981 në 7080 dollarë, 87 reklama;
Oltion Çaçi, 3177 dollarë, 18 reklama;
Benet Beci, 1406 dollarë, 52 reklama;
Vullnet Ruzhdi Sinaj, nga 839 në 938 dollarë, 7 reklama;
Klodian Taçe – Faqja Zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Gramsh, nga 656 në 755 dollarë, 21 reklama; Gledian Llatja, nga 430 në 628 dollarë, 7 reklama;
Ervin Demo, nga 415 në 613 dollarë, 4 reklama;
Ermal Dredha, 527 dollarë, 23 reklama;
Etjen Xhafaj, nga 101 në 497 dollarë, 23 reklama;
Kastriot Gurra, më pak se 400 dollarë, 4 reklama;
Sotiraq Filo, 400 dollarë, 5 reklama;
Anduel Tahiraj, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Eduard Duro, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Eriselda Sefa, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Mariglen Disha – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Nasip Naco, më pak se 100 dollarë, 2 reklama;
Redjan Krali, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

Dr. Endrit Shabani, nga 3505 në 3703 dollarë, 93 reklama;
Nisma #Thurje, nga 3021 në 3120 dollarë, 85 reklama;
Denis Dema, nga 114 në 609 dollarë, 17 reklama;
Nisma #Thurje Korçë, 245 dollarë, 5 reklama;
Brunilda Dhrami, 167 dollarë, 4 reklama.

Dashamir Shehi, 2254 dollarë, 18 reklama;
Aleanca Progresiste LZHK, nga 553 në 652 dollarë, 13 reklama;
Shyqiri Balla, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nga 1403 në 1601 dollarë, 24 reklama;
Lajla Pernaska, 1046 dollarë, 31 reklama;
Lumturi Hasa, 189 dollarë, 2 reklama;
Shpëtim Idrizi, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

Gazment Bardhi, nga 366 në 762 dollarë, 22 reklama;
Eriselda Zotaj Çelaj, 413 dollarë, 10 reklama;
Partia Demokratike Dega Korçë, më pak se 300 dollarë, 6 reklama;
Andia Ulliri, nga 109 në 208 dollarë, 16 reklama;
Alfrida Marku – Dedgjonaj, më pak se 200 dollarë, 20 reklama;
Hysen Kadiu, më pak se 200 dollarë, 7 reklama;
Dr. Bilbil Bajraktari – Faqe Zyrtare, 127 dollarë, 7 reklama;
Partia Demokratike Fushe Kruje, 105 dollarë, 3 reklama;
Agron Loka, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë;
Roland Bejko, më pak se 100 dollarë, 10 reklama;
Taulant Zeneli, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

 Lëvizja BASHKË, nga 2248 në 2554 dollarë, 34 reklama.

Agron Duka, 914 dollarë; 32 reklama.

Albi Jahelezi, 387 dollarë, 8 reklama; Erion Haruni, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë.

PSD Dega Sarande, nga 116 në 215 dollarë, 6 reklama; Flavia Nuraj, më pak se 100 dollarë, 2 reklama.

Arian Galdini, më pak se 300 dollarë, 5 reklama.

Zhyljen Sava, 300 dollarë, 6 reklama.

Partia Balli Kombetar – Dega Elbasan, më pak se 200 dollarë, 7 reklama.

AV ERJON GJONI, 161 dollarë, 3 reklama.

Partia Lëvizja e Legalitetit – PLL – Dega Kavajë, 160 dollarë, 5 reklama.

Abedin Oruçi – Faqja Zyrtare, më pak se 100 dollarë, 3 reklama.

Ndërkohë, ka edhe portale online që kanë shpenzuar për të sponsorizuar lajme kundër mazhorancës apo opozitës:

Lexo.al Politikë, 12608 dollarë, 303 reklama – kundër Koalicionit Bashkë Fitojmë;

CNA.al, 5303 dollarë, 197 reklama – kundër Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike si dhe pak reklama haptas në mbështetje të Aleancës Progresiste – LZHK;

Info24.al, 736 dollarë, 20 reklama, në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë dhe kundër kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Tiranë; Voto Belindin, nga 242 në 440 dollarë, 16 reklama – në mbështetje të kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Tiranë;

Alfapress.al, më pak se 300 dollarë, 5 reklama – kundër Koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Partisë Socialiste;

Vlora Media Online, më pak se 200 dollarë, 6 reklama – ka reklama si për kandidatin e Bashkë Fitojmë për Bashkinë Vlorë, ashtu edhe për atë të Partisë Socialiste në të njëjtën;

Elbasani Flash, më pak se 100 dollarë, 1 reklamë – kundër kandidatit të Bashkë Fitojmë në Elbasan;

Egnatia News, më pak se 100 dollarë, 2 reklama – në mbështetje të një kandidati të PSD për Këshillin Bashkiak Elbasan;

Himara SOT, më pak se 100 dollarë, 3 reklama – në mbështetje të kandidatit të Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë.

Përsa i përket reklamave në televizione, janë gati 700 milionë lekë të vjetra të përllogaritura si të shpenzuara nga subjektet politike, konrektisht:

Partia Socialiste 46.046.739 lekë;   

Koalicioni Bashkë Fitojmë 71.199.844 lekë; 

Partia Republikane 5.768.010 lekë;  

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 4.405.344 lekë; 

Partia Demokratike 3.880.428 lekë; 

Partia Agrare Ambientaliste 2.111.400 lekë; 

Partia Social Demokrate 369.290 lekë; 

Partia Lëvizja Bashkë 51.600 lekë.

Por sa janë të deklaruara këto shpenzime dhe a ka marrë masa KQZ?

Sipas KRIIK, “në një gjykim të përgjithshëm vërehet se auditimi i realizuar nga ekspertët ligjorë ka qenë sipërfaqësor, pa u thelluar në disa elemente të rëndësishëm të veprimtarisë financiare të partive.

Janë evidentuar raste të paraqitjes së raporteve të paplotësuara tërësisht sipas formatit të ri të miratuar nga KQZ-ja në vitin 2021 apo raporte me gabime materiale”.

Ky është një material i përgatitur nga Ditar.al me të dhënat e marra nga organizata KRIIK