Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu. Ai u dënua me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite.

Jurgis Çurbja u arrestua më datë 20 tetor të 2024-ës, pak ditë pasi kishte lënë mandatin e deputetit.

Ai u akuzua për veprat penale: “tregim i sekretit shtetërore në disa raste”, “përkrahje autorit të krimit disa herë”, “korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021”.

Sipas SPAK, gjatë periudhës 2020–2021, Çyrbja ka nxjerrë të dhëna të ndjeshme nga sistemi TIMS dhe Policia e Shtetit, duke i shpërndarë më tej përmes platformave të enkriptuara “Sky EÇ” dhe “Matrix”.

Hetimet zbuluan se Çyrbja kishte lidhje të ngushta me të pandehurin Altin Hajri, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e akuzoi Çyrbjan se kishte ndërhyrë në institucione të drejtësisë në favor të Hajrit, në këmbim të mbështetjes politike gjatë fushatës zgjedhore.