Gjykata e Beratit ka liruar nga burgu duke i lënë në “Detyrim paraqitje” Ardit Nanon dhe Andon Shosharin. 20 vjeçari dhe 33-vjeçari ishin arrestuar disa javë më parë me akuzën për përdhunimin e dy vajzave,njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe, kunata me njëra-tjetrën.
Ditën e sotme pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, për shkak të mungesës së provave gjyqtarja Ardiola Çela vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”.
Pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor, rezultoi se vajzat nuk janë përdhunuar.
Familjarët e djemve kanë deklaruar se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm.
Edhe në daljet e mëparshme për mediat, familjaret e djemve janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qënë të lidhuara më parë me ta.