Një lajm i mirë vjen nga Kosova, pasi mësohet se janë liruar 3 policët e rrëmbyer nga forcat serbe në 14 Qershor.
Gjykata e Kralevës ka marrë vendimin për lirimin e tyre, pasi nuk ka vërtetuar asnjë akuzë nda Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit.
Tre policët u kapën nga forcat serbe teksa ishin me detyrë në vendin e quajtur Tresve/Bare, thellë në territorin e Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Arrestimi I tyre krijoi edhe më shumë acarim në marrëdhënien mes dy vendeve, teksa ishin ndërkombëtarët që ndërhynë menjëherë, duke I bërë thirrje Pkryeministrit Albin Kurtid he Presidentit serb Vuçiç që të takoheshin, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh.
Tashmë pritet që tensionet të ulen edhe në komunat me popullsi serbe në Kosovë, që duket se po shkojnë drejt zgjedhjeve të tjera, pas kërkesës së SHBA dhe Baskimit Europian.