Lirimi i Salianjit, Berisha: Dënim politik, vuajti 9 muaj jashtë çdo ligji dhe rregulli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot lirimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”.

Teksa tha se Salianji u mbajt në burg pa asnjë faj, dënimin e tij e quajti politik. Sipas kryedemokratit, Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji dhe rregulli, 9 muaj në burg vetëm pse denoncoi Geron Xhafën, vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

“Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm se denoncoi Geron Xhafajn si trafikant kryesor në Vlorë i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim burgosjen e të vërtetetës se Edi Rama, Geron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj drejtonin trafikun.

Mbajtja në burg është përgjegjësi direkte personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Vendimi i sotëm i Gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë, në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pafund”- u shpreh Berisha gjatë një konferencë për mediat nga selia e PD.