46 vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin, ka dalë sot para Gjykatës. Ai është shprehur i penduar për veprën e tij, ndërsa gjykata e Korçës ka marrë vendimin “arrest me burg”
Para trupit gjykues, Myrtollari ka deklaruar se arsyeja e plagosjes ka qenë se ajo prishte lekët e tij, ndërkohë që ai punonte jashtë vendit. Po ashtu Aleko ka theksuar se është penduar për krimin që ka kryer, por e ka bërë pasi sipas tij kur ka ardhur nga emigrimi nuk ka gjetur “familje të rregullt”.
“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin. Nuk gjeta një familje të rregullt”, tha Myrtollari.
Pasi ka dëgjuar dëshminë e tij dhe faktet e prokurorisë, Gjykata e Korçës ka vendosur për Myrtollarin arrest me burg.
Avokati i tij Nevzat Terolli tha për mediat: “Ai ka konstatuar te bashkëshortja e vetë për disa varëse floriri dhe se dy fëmijët janë lënë pa shkollë. Përballë një heshtjeje dhe frazave që; s’ka çtë duhet ty, ai ka reaguar duke kontrolluar kontrollin. Ka shprehur pendesë dhe ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë. Ka qenë një reagim emocional, dhe pas 2 ditëve arrati është vetëdorëzuar. Gjithçka do të varët dhe nga akti i ekspertimit“.,
Në momentin që Aleko plagosi gruan e tij, fëmijët i nxori nga banesa. Marjolën e gjakosur e ka gjetur vajza e tyre 16-vjeçare. Myrtollari ka qëndruar i fshehur në disa banesa të të afërmve të tij në fshatrat e Korçës deri para dy ditësh kur u dorezua në polici. Policia ka arritur të lokalizoje vendndodhjen e tij pas kontrollit te banesave te familjarëve te 46 vjecarit. Ndërkohë që kanë qenë të afermit e Alekos ata që e kanë bindur Myrtollarin të dorëzohet.