Ditën e enjte pritet të hidhen sërish për votim, ligjet të cilat u miratuan në seancën e 7 marsit, ku nuk kishte kuorum të mjaftueshëm.
Vendimi pritet të merret të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Pas kërkesës së opozitës, Sekretariati i Etikës vendosi që të anulonte të gjitha ligjet e votuara në atë seancë, përfshirë edhe atë për zgjatjen e afatit për investimet strategjike.
Por përveç seancës së 7 marsit, një vendimarrje pritet të ketë edhe për amnistinë penale, e zvarritur prej muajsh në Kuvend. Socialistët pritet ta kalojnë për votim në seancën e 4 prillit, ligj që kërkon 84 vota.
Ndërkohë nesër do të mblidhet për herë të dytë komisioni hetimor për Shëndetësinë. Ky komisioni ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministrin Rama e ish-ministrat e Shëndetësisë Beqaj e Manastirliu.
Po nesër do të konstituohet edhe komisioni hetimor për sistemin TIMS, ku do të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij dhe të përcaktohen detyrat.