Edhe këtë të enjte qytetarët u mblodhën në në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin drejt kryeministrisë në ditën e 26-të të protestës.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme ndërsa i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet.
Edhe sot, ashtu si ditët e tjera, pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
Pjesëmarrja ka qenë masive, ku nuk kanë munguar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët i janë bashkuar protestave që vijojnë prej 3 javësh.
Kujtojmë se ajo që filloi si një protestë në kundërshtim të projektit në Zvërnec, tashmë është shndërruar në një lëvizje antiqeveritare, të njohur ndryshe edhe me emrin “Revolucioni i Flamingove”.